Aktualitet

U infektua nga koronavirusi pak ditë më parë, i burgosuri shqiptar vdes në qeli nga një tjetër sëmundje

12 Shkurt 2021, 21:04 Nga DOSJA
U infektua nga koronavirusi pak ditë më parë, i burgosuri

LARINO- Një 60-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në burg vetëm disa orë pasi ka dalë nga spitali Cardarelli në Itali. Shqiptari kishte rezultuar i infektuar nga pandemia e koronavirusit disa ditë më parë, gjë që i kushtoi edhe jetën. 

“I arrestuari vdiq nga arresti kardiak, por kjo rihap çështjen e sigurisë shëndetësore brenda institucioneve dhe mungesën e vëmendjes që qeveria ka treguar”, tha sekretari i përgjithshëm i sindikatës së Policisë Penitenciare, Aldo Di Giacomo për mediat italiane.

Di Giacomo ka shtuar se shteti italian pas vdekjes së shqiptarit, shteti italian do të shpërndajë vaksinën e “AstraZeneca” edhe për të burgosurit dhe policët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo di giacomo itali vdes shqiptari ne itali aldo di giacomo itali vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll