Aktualitet

Masat e reja anti-COVID, Policia e prerë me qytetarët: Dje i këshilluam, sot s’do të ketë tolerime! Bizneset të mbyllen

12 Shkurt 2021, 19:57 Nga DOSJA
Masat e reja anti-COVID, Policia e prerë me qytetarët: Dje i

TIRANË–  Zv.Drejtori i Policisë së Rendit në Tiranë, Dhimitraq Ziu është shprehur nga ora 20:00 e mbrëmjes kur fillon ora policore, nuk do të tolerohet asnjë subjekt. drejtues mjeti apo qytetar që do të shkelë masat.

Në një lidhje direkt me ‘ReportTv’, Ziu tha se ditën e parë të enjten kur hyri në fuqi akti normativ policia toleroi disi qytetarët duke i këshilluar pa marrë masa të paktën në orët e para, por kjo nuk do të ndodhë në ditët në vijim.

Fillimisht mori masat duke i orientuar dhe këshilluar qytetarët, më pas filluam me regjimin e masave administrative.  Policia e kishte Domosdoshmëri të merrej me një pjesë të vogël qytetarët sidomos me drejtuesit e mjeteve që shkelin më shumë aktin normativ. Sot ju bëjmë më dije policia ka dalë në terren dhe ka njoftuar të gjitha subjektet se ora e mbylljes është një 20:00. Dmth subjektet duhet të mbyllen më herët dhe jo në 20:00 të mbyllen bizneset dhe pastaj të shkojnë në shtëpi.  Në orën 20:00 fillon gjobitja“, tha Ziu

Sipas tij, qytetarët po abuzojnë me lejen që kanë marrë te e-Albania pasi nuk shkojnë në destinacion por e keqpërdorin për të qarkulluar nëpër qytet. Kufizimet e reja hyrën në fuqi ditën e djeshme ku Shqipëria do jetë e mbyllur prej orës 20:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhumitraq ziu masate e reja shtrenguese policia e shtetit dhumitraq ziu masate e reja shtrenguese policia e shtetit

Sondazh

Poll