Osmani: Në ditët e para të qeverisjes, do të miratohet Ligji Anti-Mafia që konfiskon pasuritë e fituara jashtëligjshëm
12 Shkurt 2021, 21:21Nga DOSJA
KOSOVË-Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ditën e sotme është e ftuar në emisionin “Debat Plus”. Osmani është shprehur se ajo me Kurtin, asnjëherë më parë nuk kanë pasur dyert më të hapura nga bizneset se gjatë kësaj periudhe.
Osmani: Në ditët e para të qeverisjes, do të miratohet Ligji Anti-Mafia që konfiskon pasuritë e fituara jashtëligjshëm
“Të gjitha bizneset e ndershme që kanë punuar sipas ligjit janë në mbështetje të reformave që ne planifikojmë për t’i eliminuar pengesat ndaj tyre,”- tha Osmani në “Debat Plus”.
Po ashtu, Osmani ka thënë se sipas studimeve mbi 57% e bizneseve theksojnë se korrupsioni është problemi kryesorë i Kosovës.
“Meqë në korrupsionin e kemi shtyllë kryesore, bizneset e ndershme nuk kanë nevojë të frikësohen, përkundrazi po e shohim se po gëzohen me ardhjen tonë,”-ka thënë ajo.
Gjithashtu, ajo ka thënë se hapi i parë që do marrin kur të vinë në pushtet është miratimi i Ligjit anti-Mafia.
“Ajo që ne do të bëjmë është një model i zbatuar në disa vende që gjithë ato para që do të konfiskohen si pasuri e paligjshme do të investohen drejtpërdrejtë në fushën e sundimit të ligjit…Në ditët e para të qeverisjes do të miratohet Ligji anti-Mafia dhe unë do të dekretojë menjëherë”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani
PRISHTINË– Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me objektivat që ka për marrëdhëniet me Shqipërinë nëse zgjidhet në dety...
ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ditën e sotme në një intervistë të dhënë për Sole 24 ka dalë në mbështetje të qeverisë më të re italiane, që do...
SHBA– Këngëtarja shqipate me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të rë të titulluar “Bang”.E veshur e gjitha si një vajzë tradicionale s...
KOSOVË- Albin Kurti, kandidat i VV- së për kryeministër ka treguar se pse nuk ka pranuar një debat me rivalët e tij , kreun e PDK-së Enver Hoxhaj dhe kreun...
KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka thnënë se ka krijuar një bashkëpunim shumë të ngushte me LVV-në. E ftuar në emisionin ‘Debat...
Filmi “Furgoni” i Enerik Beqirit është nominuar për çmimet Oskar në kategorinë “Live action short film”.(The Van) ka marrë pjesë më herët në festivalin e...
KOSOVË-Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, ka komentuar fjongot e kuqe, të cilat i ka vendosur partia e tij në rrugët e kryeqy...
KOSOVË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka thënë se nëse vjen në qeveri pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të vendosë reciproritet mes Kosovës dhe ...
KOSOVË-Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të ftuar në emisionin Debat Plus. Kurti ka komentuar sloganin e LVV-së Krejt dhe...