Bota

Ish-kryeministri italian mbështet qeverinë e Draghit: Jam krenar dhe i lumtur për vendin tim! Kompanitë në bursë janë rri

12 Shkurt 2021, 21:10 Nga DOSJA
Ish-kryeministri italian mbështet qeverinë e Draghit: Jam krenar dhe i

ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ditën e sotme në një intervistë të dhënë për Sole 24 ka dalë në mbështetje të qeverisë më të re italiane, që do të drejtohet nga Mario Draghi. Matteo Renzi shprehet i sigurt se nga ardhja në qeveri e Draghit, kompanitë do të përfitojnë shumë, madje theksoi se aktualisht bursa janë rritur me 10% më shumë se një javë më parë.

“Draghi nuk është betuar ende, por tashmë kompanitë në bursë kanë vlerë 10% më shumë se një javë më parë. Dhe unë jam i sigurt që së shpejti efektet do të arrijnë edhe në bizneset e vogla dhe të mesme. Quajeni efektin e besimit: kur vendosni njerëz kompetentë në vendin e duhur, gjërat ndryshojnë. Jam krenar dhe i lumtur për vendin tim. ‘Viva Italia’ do të llogarisë më pak në qeveri, por Italia do të llogarisë më shumë në botë. Renzi është gati të vërë bast se nuk do të ketë taksa të reja”- ka thënë Renzi.

Mario Draghi, ditën e sotme pranoi postin e Kryeministrit dhe ka marrë përsipër detyrën e formimit të qeverisë së re. Pasi ka zhvilluar një takimit me Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, ai dorëzoi edhe listën e ministrave të tij.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni formimi i qeverise ne itali itali mario draghi matteo renzi formimi i qeverise ne itali itali mario draghi matteo renzi

Sondazh

Poll