Aktualitet

Shoqërohej kudo nga shoferi SHULLAZI! Dalin FOTOT e tjera, ku shkuan pasi blenë ëmbëlsira? Pamjet nga pallati i Enkelejda Ho

12 Shkurt 2021, 19:24 Nga DOSJA
Shoqërohej kudo nga shoferi SHULLAZI! Dalin FOTOT e tjera, ku shkuan pasi

TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku përveç përgjimeve telefonike janë vënë edhe nën vëzhgim ambiental nga ana e prokurorëve të SPAK. Në disa foto të siguruara nga “Panorama”, prokurorja shihet qartë duke hyrë së bashku në një pastiçeri për të blerë ëmbëlsira. (Shiko këtu)

Por kur mendohej se takimi mbyllej aty, fotot e tjera tregojnë qartë se dyshja ka kaluar natën bashkë. Gjyqtarja Hoxha shoqërohet gjatë gjithë kohës nga shoferi i saj, Shkëlqim Shullazi.

Enkelejda Hoxha së bashku me shoferin e saj Shkëlqim SHullazi, duke u futur në pallain kur ndodhet apartamenti ku gjyqtarja dhe Tabaku takohen dhe kalojnë natën së bashku,”-shkruhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Të dy ishin vënë në përgjim prej pesë muajsh, deri dje kur u finaliza operacioni me shkatërrimin e klanit të ndërtuar në Gjykatën e Krujës. Enkelejda Hoxha u arrestua dje me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas disa muajsh nën hetim pas lirimeve skandaloze të një sërë të dënuarve për vrasje.

Hoxha u vu në pranga bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll