Aktualitet

“Ky Covid sikur po më merr frymën”, këngëtarja Irini Qirjako rrëfen bisedën e fundit me gazetaren Zenepe Luka

12 Shkurt 2021, 18:08 Nga DOSJA
“Ky Covid sikur po më merr frymën”, këngëtarja

TIRANË– Këngetarja Irini Qirjako, mikja e gazetares Zenepe Luka Çekrezi, e cila humbi jetën ditën e djeshme, ka folur për ditët e vështira të mikes së saj në përballjen me Covid-19.

Në një lidhje direkte në “Shqipëria live”, këngëtarja ka rrëfyer edhe për kontaktin e fundit me gazetaren.

Është një dhimbje shumë e madhe. Humba një mike të shtrenjtë, nuk kam për ta gjetur më. Më janë shteruar lotët. E kishim presidente të shoqatës ‘Nermin Vlora Falasci’. Grua heroike, sypatrembur, e kisha mikeshën më të afërt. Një ditë kur ishim në varrezat e Selcës, nga ku ajo ka origjinën më tha po kur të vdes unë, çfarë do të më këndosh. Kam folur kur ishte sëmurë, më tha jam shumë e sëmurë, ky Covid sikur po më merr frymën, nuk fola më. Një pikëllim i madh. Ky Covid e mposhti miken tonë të shtrenjtë”, rrëfeu Qirjako.

Gazetarja Zenepe Luka humbi jetën ditën e djeshme për shkak të infektimit me COVID-19. Ajo ishte e shtruar në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë që i kishte shkaktuar infektimi, betejë të cilën nuk e fitoi dot.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet irini qirjako nderron jete zenepe luka irini qirjako nderron jete zenepe luka

Sondazh

Poll