Aktualitet

Përmbytjet në vend, drejtori i KESH-it: Do ulen shkarkimet në Vaun e Dejës, nga 500m3/s në 300m3/s

12 Shkurt 2021, 18:05 Nga DOSJA
Përmbytjet në vend, drejtori i KESH-it: Do ulen shkarkimet në

SHKODËR– Për shkak të reshjeve intensive të ditëve të fundit, situata e përmbytjeve vijon të jetë kritike në disa zona të vendit. Ndër qarqet më të prekura është ai i Shkodrës.

Me anë të një poastimi në “Facebook”, Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Benet Beci, njofton se ka zhvilluar një mbledhje me anëtarë të Sekretariatit Tekik të komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, ku është diskutuar se si KESH-i mund të kontribuojë në reduktimin e impaktit të përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës.

Sipas tij, për periudhën 12-20 shkurt 2021 nuk priten reshje shiu dhe kështu është vendosur të ulen shkarkimet në HEC-in e Vaut të Dejës nga 500m3/s që është aktualisht në 300m3/2.

Njoftimi i plotë i Benet Becit:

Së bashku me anëtarët e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në një mbledhje ndryshe nga çdo herë tjetër, ku përtej analizës së menaxhimit të prodhimit dhe sigurinë e digave diskutuam se si KESH mund të ndihmojë në reduktimin e impaktit në zonën e nën Shkodrës.

Sipas raporteve meteorologjike për periudhën 12- 20 Shkurt 2021 nuk priten rreshje shiu dhe për këtë arsye së bashku me anëtarët vendosëm që të ulim sërish shkarkimet në Hec Vau Dejës nga 500 m3/ në 300m3/s. Kjo me qëllimin për ti dhënë kohë lumit të Bunës dhe liqenit të shkojnë drejt kuotave normale.

Falenderova të gjithë antarët e këtij Sekretariati për punën e palodhur dhe për bashkëpunimin perfekt që kemi pasur në këtë periudhë të vështirë me reshje intensive dhe prurje historike mbi lumin Drin.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet benet beci kesh moti i keq ne shqiperi benet beci kesh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll