Aktualitet

Detaje të reja nga sherri në Kukës! Fqinjët u rrahën pas zënkës së dy fëmijëve 10-vjeçarë, autori u kap me kallashni

12 Shkurt 2021, 18:46 Nga DOSJA
Detaje të reja nga sherri në Kukës! Fqinjët u rrahën

KUKËS– Detaje të reja nga konflikti i ndodhur në Gostil të Kukësit. Mësohet se sherri mes fqinjëve kishte nisur për shkak të dy fëmijëve të mitur, rreth 10 vjeç. Në debat e sipër, Behar Elezi, i cili ishte dhe i dehur, shkoi në banesën e tij, dhe mori armën për të qëlluar mbi R.S.

Në momentin që në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, 40-vjeçari është kapur kishte fishek në gojë. Fillimisht atij iu hoq arma nga dora, por sërish ai reagoi duke u përleshur me zv/drejtorin e Policisë Kukës dhe një efektiv që e shoqëronte, të cilët arritën ta neutralizonin pa të lënduar në njerëz.

LAJMI KRYESOR: U zunë për motive banale! Shmaget tragjedia në Kukës, fqinji i dehur merr automatikun e qëllon drejt banesës, tenton të largohet por prangoset nga Policia

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet behar elezi kukes merret peng familja ne kukes behar elezi kukes merret peng familja ne kukes

Sondazh

Poll