Aktualitet

‘Ajo ishte krejtësisht nën ndikimin e tij…’/ “Dyshja e frikshme”, pse influencohej gjyqtarja Hox

12 Shkurt 2021, 18:15 Nga DOSJA
‘Ajo ishte krejtësisht nën ndikimin e tij…’/

KRUJË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku janë dy prej të prangosurve të dosjes “Kruja”, të cilët akuzohen se kanë liruar të dënuar në këmbim të parave. Bazuar në detajet e publikuara deri më tani, dy kokat kryesore të gjithë strumbullarit të krijuar në Gjykatën e Krujës, ishin dyshja Hoxha-Tabaku.

Avokati krijonte kontakt të afërt me të pandehurit, pa e ‘përlyer’ gjyqtaren që të takohej ajo vetë me të dënuarit që kërkonin lirinë. Miqësia e tyre ka tërhequr edhe vëmendjen e kolegëve. Sipas tyre, 41-vjeçarja nga Tirana krijoi një raport të ngushtë me avokatin Aldo Tabaku, që ka diferencë moshe me të dhe ka statusin beqar.

“Nuk mund të spekulojmë nëse Enkeleida ishte në një raport intim- shton një burim i sigurtë- por di të them që ajo ishte krejtësisht nën ndikimin e tij. Shumë të dënuar muajt e fundit përmes familjarëve të tyre besohet se negocionin tek avokati që nga ana e tij ndikonte tek gjyqtarja”-, tregoi një burim për Gazetën Si.

Cila ka qenë marrëveshja që ka bërë bashkë dyshen? Përse i besonte aq shumë Hoxha, fjalës së avokatit? Mbetet për t’u zbuluar nga hetimet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha gjykata e krujes kruje aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha gjykata e krujes kruje

Sondazh

Poll