Aktualitet

Versioni i Policisë/ Konflikt mes fqinjëve në fshatin Gostil, arrestohet 40-vjeçari që qëlloi me armë zjarri

12 Shkurt 2021, 17:48 Nga DOSJA
Versioni i Policisë/ Konflikt mes fqinjëve në fshatin Gostil,

KUKËS- Një konflikt mes dy fqinjëve në fshatin Gostil të Kukësit ka përfunduar me arrestimin e njërit prej tyre. 40-vjeçari Behar Elezi qëlloi me armë drejt fqinjit të tij me iniciale R.S. për motive të dobëta. Në momentin që në zonë ka mbërritur Policia, ka tentuar që të largohet. 40-vjeçarit iu sekuestrua automatiku dhe municionet që kishte me vete, ndërsa edhe Elezi është dërguar në Komisariatin e Kukësit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kukës

Reagimi në kohë i Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë pas një konflikti mes fqinjësh. Kapet dhe neutralizohet në kohë rekord autori, i cili qëlloi me armë zjarri. Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative, për një shtetas që po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe neutralizimi i autorit, shtetasi B. E. (person me precedent penal), i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil. Pas thirrjeve të forcave të Policisë ky shtetas nuk është dorëzuar, por ka tentuar të largohet. Shtetasi B. E., pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë. Për pasojë ka dëmtuar mjetin e shtetasi R. S. dhe mjetin e një shtetasi tjetër që ishte në lëvizje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh. Shtetasi B. E. është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale. Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: U zunë për motive banale! Shmaget tragjedia në Kukës, fqinji i dehur merr automatikun e qëllon drejt banesës, tenton të largohet por prangoset nga Policia 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet behar elezi kukes merret peng familja ne kukes behar elezi kukes merret peng familja ne kukes

Sondazh

Poll