Aktualitet

Vendos 120 kosha në Sarandë dhe Ksamil/ Adriatik Lapaj: Mos guxoni t’i prekni… Çdo veprim ka kundërveprim

12 Shkurt 2021, 17:44 Nga DOSJA
Vendos 120 kosha në Sarandë dhe Ksamil/ Adriatik Lapaj: Mos guxoni

SARANDË- Avokati Adriatik Lapaj, ditën e sotme së bashku me ekipin e Nismës së Luleve kanë vendosru 120 kosha mbeturinash në Sarandë dhe Ksamil.

Këtë e ka bërë vetë të ditur në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ka thënë se për këtë nismë para tre javësh ka njoftuar zyrtarisht Bashkinë. Ai bën të ditur se pasi kanë vendosur koshat ka marrë dhjetëra telefonata të cilët i janë ankuar se përse ka bërë një veprim të tillë. Sakaq, Lapaj ka bërë thirrje që mos të guxojë njeri t’i heqë koshat e mbeturianave, pasi do të përballet me pasojat.

POSTIMI I PLOTË:

Sot me ekipin e Nismës së Luleve nisëm vendosjen e 120 koshave në Sarandë dhe Ksamil.
Në ditën e parë u montuan 25 kosha në rrugën “Mit’hat Hoxha” pranë portit turistik si dhe në rrugën nga ish-materniteti deri te rreth-rrotullimi i spitalit. Për aksionin para 3 javësh kemi njoftuar zyrtarisht me shkresë dhe bashkinë.
Pas aksionit disa telefonata kam pasur të shqetësuar pse kemi vendosur kosha. Këtyre ju them që mos guxojnë t’i prekin koshat. Po duan të hyjnë në histori si këneta që i pëlqen pisllëku le ta bëjnë. Çdo veprim ka kundërveprim. Kaq!
Falenderoj ekipin që u angazhua sot dhe veçanërisht Saimir Kushova
, Ergys LLanaj, Klejdi Myrtaj, Kledi Koka AguStela Thoma ,Irini Irini, Taulant Vercani Ardit Cikuli , Fatjon Brahimaj , Gerta Brozi , Hyqmet Balla. Ju dua!. 

(Ak.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj adriatik lapaj

Sondazh

Poll