Aktualitet

‘Urgjenca është plot’/ Gjendje e rënduar në spitalet Covid në Tiranë, Skëndaj: Janë mbi 500 shtretër të zënë, nu

12 Shkurt 2021, 13:03 Nga DOSJA
‘Urgjenca është plot’/ Gjendje e rënduar në

TIRANËGazetari Erjon Skëndaj ka bërë të ditur se situata në spitalet Covid në Tiranë është kritike pasi janë të tejmbushur me pacientë. Gjatë raportimit të tij për ‘News24’ ai u shpreh se janë mbi 500 shtretër, që janë të zënë në katër spitalet Covid e se situata sa vjen dhe po rëndohet.

‘Situata sa vjen dhe rëndohet në spitalet Cocvid 1,2 dhe 3. Aktualisht në Sonatarium nuk ka thuajse vende të lira. Urgjenca është plot. Spitali i ka të rezaurura vendet me pacientë, kuptohet që mund të ketë vende, nëse lirohen shtretër.Mbi 220 të shtruar janë aktualisht tek Shefqet Ndroqi. Më pak e rënduar është gjendja tek spitali Covid-19, që është spital rikuperimi dhe jo trajtimi. Janë mbi 500 shtretër të zënë në katër spitalet Covid. Sa më shumë pacientë që ka në një dhomë, më i madh është rreziku”, tha Skëndaj.

Ai shtoi se ministria ende nuk ka dhënë ende shifra të sakta për pacientët me Covid në gjendje më të rëndë në rrethe.

“Në spitalet rajonale, trajtohen deri 15 raste. Ministria nuk jep shifër për spitalet rajonale dhe as për gjendjen në spitale private dhe sa persona trajtohen në gjendje të rënduar në shtëpi”, u shpreh Skëndaj.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon skendaj situata te infektivi erjon skendaj situata te infektivi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2021, 11:52

TIRANË– Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e Krujës që u vu në pranga një ditë më parë, u fundos nga përgjimet dhe filmimet e kapura nga SPAK, për pesë muaj rresht...