Bota

Kurti dhe Osmani tubim në Prishtinë: Në do të realizojmë programin tonë, ndryshimi po vjen

12 Shkurt 2021, 12:30 Nga DOSJA
Kurti dhe Osmani tubim në Prishtinë: Në do të

KOSOVË- Kandidati për Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti dhe kandatja për Presidente Vjosa Osmani kanë mbajtur ditën e sotme një tubim në Prishtinë për të përmbyllur fushatën e elektorale në vend. Në fjalen e saj Osmani ka thënë se ku do që ata kanë shkuar kanë marrë mbrapsht vetëm dashuri. Në fjalën e saj, Osmani gjithashtu ka thënë se vota për numrin 127 është një votë anti-korrupsion.

“Nuk ka asgjë më të mirë e më të ngrohtë sesa dashuria që e kemi marr nga secili prej jush nga e gjithw Kosova. A e dini se cila është porosia që kemi marrë kudo që kemi shkuar:127. Vota për numrin 127 është votë kundër-korrupsionit. E kemi një mesazh për kapësit e shtetit ‘ecni rrugës sepse ndryshimi po vjen”, ka thënë Osmani.

Ndërsa Kurti në fjalën e tij ka thënë se 10 ditët e fushatës kanë qenë të jashtëzakonshme dhe se ndryshimi që qytetarët kanë kërkuar është shumë afër. Në fjalën e tij Kurti është shprehur se ndryshimi që po vjen është fuqizuar nga VV dhe Lista Vjosa. Ai ka thënë se ata do të realizojnë programin e tyre “Krejt dhe Drejt”.

“Pas 10 ditë fushate të jashtëzakonshme në këtë situatë të pazakontë, pas qindra takimeve me ju nga çdo cep i Republikës, ndryshimi që keni kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër. Këtë ndryshim e ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunimi që kemi bërë: LVV dhe Lista Vjosa. Ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT. Na keni hapur dyert e shtëpive tuaja sepse njëherë na e keni hapur zemër për atë që doni dhe duam. Nuk jemi në sallë me karriga jo vetëm për shkak të pandemisë. Sot nuk mund të mendojmë ulur. Sot mund të mendojmë vetëm në këmbë prandaj është ngritur populli bashkë që ish-pushtetarët të ikin bashkë, sepse ne jemi bashkë për të mirë, sepse ata janë bashkë për të vjedhur, sepse ne do të vijmë dhe ata do të shkojnë”, ka thënë ai.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll