Aktualitet

Nuk ndalen gjobat! Ndëshkohen me 5 mln lekë edhe dy përfaqësuesit e PD-së në Manzë e Shkallnur

12 Shkurt 2021, 12:26 Nga DOSJA
Nuk ndalen gjobat! Ndëshkohen me 5 mln lekë edhe dy

DURRËS– Nuk ndalen gjobat për përfaqësuesit e subjekteve politike. Në njoftim zyrtar, Policia e Durrësit bëri me dije se janë gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra secili, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Shkallnur, Fatmir Muça dhe përfaqësues i partisë Demokratike në Manëz, Agim Cani.

Të dy kanë shkëlur rregullat e pandemisë duke mbledhur e grumbulluar njerëz pa maska dhe pa ruajtur distancën sociale. Gjithashtu, në njoftim bëhet me dije se janë gjobitur edhe pesë pronarë subjektesh, të cilët kanë lejuar të zhvillohen grumbullimet në lokalet e tyre dhe janë pikasur të hapur pas orës së lejuar.

Njoftimi i policisë Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohen me masë administrative 5.000.000 lekë secili, 2 përfaqësues të subjekteve politike në Manzë dhe Shkallnur, të cilët kanë organizuar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ. Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti privat në Sukth, i cili lejoi zhvillimin e një aktiviteti politik në subjektin e tij.

Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, pronarët e 2 subjekteve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet pas orarit të vendosur për mbyllje. Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesin e një subjekti politik në Manzë, shtetasin A. C., dhe përfaqësuesin e një subjekti politik në Shkallnur, Arapaj, shtetasin F. M., të cilët kanë organizuar dhe zhvilluar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të MSHMS “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura.

Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Sukth, shtetasi F. Ç., i cili ka lejuar zhvillimin e një aktiviteti politik në subjektin e tij, duke shkelur Aktin Normativ. Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve në terren në subjekte që kanë vijuar ushtrimin e aktivitetit, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos zbatuar orën policore, kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë: Shtetasin E. Ç., pronar i një subjekti në lagjen nr. 17, Durrës; Shtetasin Sh. K., pronar i një subjekti në Shijak.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi, dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

Më herë u gjobit edhe Blendi Klosi. Takimet elektorale janë në fokus të uniformave blu aktualisht. Ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që bëri thirrje se nuk duhet toleruar asnjë parti që bën grumbullime njerëzisht jashtë rregullav të pandemisë dhe duke mos repsketuar asnjë masë. Një ditë më parë u gjobit Endrit Braimllari me 5 milionë lekë të reja pasi më 7 shkurt të këtij viti mblodhi në Maliq, në një lokal një numër të madh njerëzish duke zhvilluar në atë mënyrë një aktivitet politik. 

Dosja.al publikoi sot një video ku shihet kreu i Partisë Social Demokrate që zhvillon një takim me dhjetëra persona duke shkelur rregullat e pandemisë. Për Tom Doshin, nuk ka ende një njoftim ku thuhet se është gjobitur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten perfaqesuesit e pd ne durres gjobiten perfaqesuesit e pd ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2021, 11:52

TIRANË– Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e Krujës që u vu në pranga një ditë më parë, u fundos nga përgjimet dhe filmimet e kapura nga SPAK, për pesë muaj rresht...