Bota

Kurti dhe Osmani bëjnë homazhe në shtatoren e Ibrahim Rugovës 

12 Shkurt 2021, 12:06 Nga DOSJA
Kurti dhe Osmani bëjnë homazhe në shtatoren e Ibrahim

KOSOVË- Kandidati për Kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente Vjosa Osmani kanë zhvilluar ditën e djeshme fushatë elektorale në Istog. Më anë të postimeve në Facebook, ata kanë shkruar se Kosova po i afrohet ndryshimit të priotur në 14 shkurt. Në postimin e tij Kurti ka shkruar se fitorja e VV është e nevojshme dhe e pashmangshme.

Postimi i plotë:

Në çdo lagje e në çdo fshat, në çdo qytet e në çdo komunë, për çdo ditë e me çdo orë, Kosova po i afrohet ndryshimit të pritur të 14 shkurtit. Përkundër motit të ftohtë, me shi dhe me erë, sheshet e Besianës, Mitrovicës dhe Istogut, sot ishin ngrohur me shpresën e vetme të qytetarëve të shumtë. Se fitorja jonë është e nevojshme e dinë ekspertët, se fitorja jonë është e domosdoshme e dinë qytetarët, e se fitorja jonë është e pashmangshme e dinë edhe kundërshtarët. Andaj të dielen, KREJT duhet të zgjedhim DREJT. Të votojmë Lëvizjen VETEVENDOSJE! me numër 127.

Ndërsa Osmani është shprehur se se në vendlindjen e Presidentit Rugova është parë gatishmërinë për referendum dhe se në 14 shkurt do të nisin ndryshimi.

Postimi i plotë:

Në Istog, në vendlindjen e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova pamë gatishmërinë për referendumin e së dieles. Siç jemi bashkuar ne për ndryshim, do të bashkohen edhe qytetarët, në mënyrë që më 14 shkurt ta nisim për së mbari. Kërkuam besimin që votës së tyre t’i qëndrojmë besnik dhe zotimet t’i shndërrojmë në përfitim për qytetarët!

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti ibrahim rugova vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti ibrahim rugova vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll