Bota

“Gratë flasin shumë”/ Kreu i Lojërave Olimpike jep dorëheqjen pas deklaratës seksiste: Prania ime nuk do të bëhet pen

12 Shkurt 2021, 09:03 Nga DOSJA
“Gratë flasin shumë”/ Kreu i Lojërave Olimpike jep

TOKIO- Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios ka dhënë dorëheqjen pas deklaratës seksiste që ka bërë në lidhje me gratë.

BBC shkruan se Yoshiro Mori dha dorëheqjen e tij për shkak të kritikave të shumta që mori në lidhje me deklaratën që tha. Edhe pse Mori kërkoi falje për fjalët që tha kjo nuk i ndaloi gratë që të dilnin në protestë.

“Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e Olimpiadës nga korriku. Nuk duhet të ndodhë që prania ime të bëhet pengesë për këtë,” tha Mori teksa dha dorëheqjen.

Dorëheqja erdhi ndërsa presioni u rrit mbi të gjatë javës së kaluar. Sponsorë të mëdhenj të Lojërave Olimpike dolënhapur duke e kritikuar atë për komentet e tij në lidhje me gratë. Ai më parë tha se gratë flasin shumë dhe se takimet me shumë drejtoresha të bordeve femra “të merrnin shumë kohë”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jep doreheqjen kreu i lojerave olimpike yoshiro mori jep doreheqjen kreu i lojerave olimpike yoshiro mori

Sondazh

Poll