Bota

E rëndë në Greqi, 32-vjeçari masakron biznesmenin me thikë, dyshonte se kishte lidhje me vajzën që ai dashuronte

12 Shkurt 2021, 09:00 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi, 32-vjeçari masakron biznesmenin me

GREQI– Një 32-vjeçar me probleme të shëndetit mendor vrau biznesmenin 35-vjeçar Spyros Karelis në dyqanin e tij, sepse mendoi se kishte një lidhje me vajzën me të cilën ishte i dashuruar vetë.

TD, media greke, raportoi se gjithçka ndodhi të Premten në mbrëmje kur autori 32-vjeçar A.R shkoi në dyqanin e mobiljeve të biznesmenit 35-vjeçar në qytetin e Nafpaktos dhe e sulmoi atë me thikë. 35-vjeçari Spyros Karelis nuk kishte kohë për të reaguar në kohë pasi autori 32-vjeçar e sulmoi atë pa paralajmërim, duke i goditur trupin, krahët, kokën dhe qafën.

Autori 32-vjeçar, pasi i dha goditjen fatale 35-vjeçarit, iku nga dyqani i mobiljeve dhe u zhduk. Biznesmeni 35-vjeçar u gjet në një pellg gjaku nga një klient i cili rastësisht shkoi në dyqan. Kur pa në dysheme të mbuluar me gjak biznesmenin e njohur 35-vjeçar, ai menjëherë njoftoi Policinë. 35-vjeçari u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Policia arriti shpejt të gjurmonte përmes Mediave Sociale autorin 32-vjeçar, i cili çdo ditë fyente dhe ofendonte biznesmenin. Vajza për të cilën u raportua se ndodhi e gjithë ngjarja, në të vërtetë nuk kishte asnjë kontakt me vrasësin 32-vjeçar dhe as me 35-vjeçarin fatkeq, i cili, siç thuhet, dëshironte të kishte një lidhje me motrën e saj, por kjo ngjarje ka ndodhur shumë kohë më parë. 

Të dyja motrat janë marrë në pyetje dhe janë në gjendje shoku, pasi nuk mund të besojnë se 32-vjeçari A.R. vrau biznesmenin 35-vjeçar pa ndonjë arsye. 32-vjeçari A.R. është arrestuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Policisë Nafpaktia dhe një çështje është ngritur kundër tij për vrasje me dashje dhe shkelje të ligjit për armët.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 32 vjecari vret biznesmenin ne greqi greqi vrasje ne greqi 32 vjecari vret biznesmenin ne greqi greqi vrasje ne greqi

Sondazh

Poll