Bota

ZHVILLIMET/ Zgjedhjet në Kosovë, dita e fundit e fushatës elektorale, nga nesër heshtje zgjedhore. Kryetarët e partive thir

12 Shkurt 2021, 08:11 Nga DOSJA
ZHVILLIMET/ Zgjedhjet në Kosovë, dita e fundit e fushatës

KOSOVË- Fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës. Nesër vendi do të jetë në heshtje zgjedhore, derisa të dielën qytetarët të shprehin vullnetin e tyre. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka pohuar se bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë.

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka thënë se kërkon votën e qytetarëve për ta bërë të madhe fitoren e partisë së tij, për Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Përmes një postimi në Facebook tha se Mitrovica do ta bëjë edhe më të madhe fitoren e PDK-së. Ndqërkohë që Haradinaj ka vizituar ditën e sotme Komunitetin Musliman, ku tha se partite politike duhet të marrin shembull nga bashkëjetesa fetare në vend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thekson se menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së Ramush Haradinajt për President të Kosovës, në Beograd është ndjerë një sjellje ndryshe e  Aleksandër Vuçiç, i cili nisi ta shpreh parehatinë e tij me deklarata kundrejt Kosovës.

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, në tubimin që ka mbajtur sot në Mitovicë, ka falenderuar nipin e Kadri Veselit, që ishte prezent në tubim për t’I thënë përkrahje atij për kandidaturën për kryeministër. Hoxhaj, ka thënë se ndjehet i nderuar që në mesin e qytetarëve të Mitrovicës që kanë marrë pjesë në tubimin e PDK-së, ishte edhe nipi i Kadri Veselit.

Më 14 shkurt qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Përgjatë 10 ditëve, subjektet politike kanë shpalosur programet e tyre para elektoratit në secilin pjesë të Kosovës.Por, si do ta përmbyllin partitë fushatën ditën e fundit.

Vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem pas njohjes nga Izraeli që erdhi si rezultat i insistimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Lëvizja Vetëvendosje po konsiderohet si një vendim që do shqyrtohet, gjithmonë duke marrë parasysh qëndrimin e Bashkimit Evropian.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll