Bota

Vuçiç: Nuk kemi marrë asnjë dozë nga BE-ja, vaksinat ruse dhe kineze më shpëtuan nënën nga vdekja

12 Shkurt 2021, 07:51 Nga DOSJA
Vuçiç: Nuk kemi marrë asnjë dozë nga BE-ja,

SERBI– Serbia po vijon me vaksinimin e qytetarëve të saj përmes vaksinës ruse dhe asaj kineze me ritme të shpejta, ndërsa eksperienca deri më tani ka treguar se vaksinat “janë shumë të sigurta”, tha për Euronews presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Disa nga vaksinat që vinin nga Lindja ishin edhe me të sigurta se ato që morëm nga Perëndimi”, – u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb tha se një prej vaksinave ndoshta i shpëtoi jetën nënës së tij të shtruar në spital, pasi ajo filloi zhvillimin e antitrupave 9 ditë pas vaksinimit.

Përveç vaksinave nga Pfizer-BioNtech, Serbia ka administruar dhe vaksinën ruse, Sputnik V, si dhe atë kineze, Sinofarm. Këto të fundit ende nuk janë miratuar për përdorim nga BE, por përdorimi i tyre e ka kthyer Serbinë në një prej shteteve me shkallën më të lartë të vaksinimeve për frymë në kontinentin europian.

Qeveria serbe ka argumentuar se vaksina nuk duhet të jetë një çështje gjeopolitike, por shëndetësore. Mbi 550 mijë qytetarë në Serbi kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa rreth 50 mijë kanë marrë dhe dozën e dytë, u shpreh Vuçiç.

Ai shtoi se deri të fund të shkurtit, vendi synon të ketë vaksinuar mbi 1 milion qytetarë, ose rreth 15 për qind të popullsisë.

Presidenti serb gjithashtu tha se nuk kanë marrë “as një dozë të vetme” nga skema e COVAX, e krijuar nga BE për t’i siguruar vaksina edhe vendeve më të varfra.

“Nuk po kritikoj askënd, por na u desh  të kujdesemi vetë për veten tonë. Nuk është e lehtë të shohësh vendet përreth që marrin gjithë ato vaksina, ndërsa ti nuk ke asgjë për t’i ofruar popullit tënd. Kam folur disa herë me shumë njerëz nga Mbretëria e Bashkuar, Kina, Rusia, të gjithë zyrtarë të lartë. Iu luta atyre, iu kam kërkuar më shumë vaksina për Serbinë dhe jo vetëm”, -tha ai.

Në përfundim, Vuçiç tha se shpreson që të marrë doza nga BE duke shtuar se Serbia është e gatshme që të dhurojë një numër të konsiderueshëm vaksinash për Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që janë në nevojë, sepse duhet që edhe fqinjët të jenë të vaksinuar.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksander vucic nis vaksinimi ne serbi aleksander vucic nis vaksinimi ne serbi

Sondazh

Poll