Bota

Jetesa në Itali, njerëzit nga e gjithë bota nxitojnë që të blejnë shtëpi të lira në qytetin e Puglias

12 Shkurt 2021, 08:30 Nga DOSJA
Jetesa në Itali, njerëzit nga e gjithë bota nxitojnë që

ITALI- Qyteti Puglia në Itali është duke shitur shtëpi të vjetëra me çmim sa një makinë e përdorur. Cnn shkruan se kjo gjë ka ardhur për shkak të largimit të popullsisë nga qyteti dhe të moshës së vjetër që kanë njerëzit në atë vend. Por pasi ky lajm u transmetua në mediat ndërkombëtare nga e gjithë bota kanë kërkuar që të blejnë një shtëpi në atë qytet.

Kryetari i Bashkisë së Pulgias, Gianfilippo Mignogna tha se ka marrë shumë kërkesa nga njerëz që duan të blejnë shtëpi në atë qytet. Për një kohë të shkurtër ai mori rreth 20 mijë email nga e gjithë bota që kërkojnë të blejnë shtëpi në atë zonë.

“Ne u përmbytëm me kërkesa. Shumë njerëz na dërguan letra prekëse se pse do të dëshironin të blinin një shtëpi këtu dhe të bëheshin pjesë e komunitetit tonë, së bashku me fotot e tyre për të prezantuar kush ishin. Disa kishin histori intriguese, interesante personale, të lidhura me territorin tonë dhe historinë e migrimit,” tha Mignogna.

Ky qytet i është bashkuar nismës për shitjen e banesave që kanë nevojë për rinovim së bashku me tokë për 1 euro metri katror. Ndërsa çmimi i shtëpive në këtë qytet fillon nga  7, 500 euro.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gianfilippo mignogna shtepi per shitje ne itali gianfilippo mignogna shtepi per shitje ne itali

Sondazh

Poll