Aktualitet

“O Marjeta, vdiqëm,”/ Del jashtë funksionit ashensori në spitalin e Traumës, pacientët transportohen në krah, mjekët

12 Shkurt 2021, 06:33 Nga DOSJA
“O Marjeta, vdiqëm,”/ Del jashtë funksionit ashensori

TIRANË– Ashensori në spitalin e Traumës ka dalë jashtë funksionit. Mjekët dhe infermierët janë të detyruar që të marrin në krahë pacientët për t’i transportuar nga njëri kat në tjetrin apo për t’i futur në sallën e operacionit për ndërhyrje kirurgjikale.

Nuk kanë qenë të pakta rastet që janë ndërprerë operacionet pasi shumë pacientë që janë në gjendje të rëndë nuk mund të transportohen në krahë apo në barrela. Në pamjet e kronikës së publikuar nga Syri Tv, shihet edhe mënyra e transportimit të pacientëve.

“O Marjeta vdiqëm,”– dëgjohet të thonë mjeket.

Nga ana tjetër shqetësime ka edhe nga qytetarët që kanë shtruar të afërmit e tyre në këtë spital.

Jemi lodh dje gjithë ditën tu i bajt në krah,”- thotë njëri.

“Në krah tu i majt në krah, me ilaçe me ushqime me njerëz. Nuk punonte ashensori. Mami e ka thy këmbën dhe e ka operu, por ashensori nuk punon. Më mirë me e çu në Peshkopi, më mirë atje se këtu,”- thotë një tjetër grua.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prishet ashensori tek trauma spitali i traumes prishet ashensori tek trauma spitali i traumes

Sondazh

Poll