Bota

Stevo Pendarovski zyrtarisht president i ri i Maqedonisë së Veriut, opozita: Janë bërë manipulime

6 Maj 2019, 06:12 Nga DOSJA
Stevo Pendarovski zyrtarisht president i ri i Maqedonisë së Veriut,

Maqedoni e Veriut- Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Tashmë kanë përfunduar të gjitha numërimet e votave   zyrtarisht Stevo Pendarovski është kryetar i ri i Maqedonisë së Veriut, me një mandat 5-vjeçar.

Nëse i referohemi shifrave ai në këto zgjedhje, ka arritur të fitojë 436.212 vota ose 51.66 për qind. Ndërsa Gordana Siljanovska, kundërshtarja e tij në garë ka fituar 377.713 vota, ose 44.73 për qind. Ndërsa vota të pavlefshme janë shpallur 30.442 flet, ose 3.61 për qind.

“Këto zgjedhje garantojnë marrjen e dates së hapjeve të bisedimeve në qershor, dhe kjo datë do të merret në qershor”, theksoi kandidati fitues Stevo Pendarovski. Ai shtoi se do të jetë presidenti i të gjithëve dhe se do të jetë faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve.

Siljanovska pranoi humbjen  por u shpreh se ndjehet fituese që ka fituar një numër të madh të qytetarëve që nuk janë të kënaqur me pushtetin dhe zhvillimet aktuale në vend.

“Nuk e dija se takimet direkte, besoja se nëse u ofroj vizion atyre, se do të mund të ndihmoj në ndërtimin e demokracisë në Maqedoni që nuk e ka, dhe kam parë energji të paparë, dialog që më fliste se ajo që e them arrin deri tek ata, dhe besoni se kjo më ka bërë më të re. Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundërkandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën. Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit, nëse çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje që ka karakter intraetnike dhe pyetje është sintagma së bashku shkojmë përpara me të vërtet e premton atë”, tha Siljanovska në fjalimin e saj.”, u shpreh ajo.

Por kreu i opozitës Hristian Micksoki është shprehur se zgjedhjet janë manipuluar dhe falsifikuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni stevo pendarovski president zgjedhjet maqedoni e veriut stevo pendarovski president zgjedhjet maqedoni e veriut

Sondazh

Poll