Aktualitet

Humb jetën nga Covid-19/ Manastirliu mesazh prekës për vdekjen e mjekut Rustem Keko: I dedikoi jetën spitalit të Përmetit

11 Shkurt 2021, 17:52 Nga DOSJA
Humb jetën nga Covid-19/ Manastirliu mesazh prekës për vdekjen e

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas vdekjes së mjekut pneumolog Rustem Keko, i cili humbi jetën për shkak të Covid- 19.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se Keko i dedikoi jetën spitalit të Përmetit, ku shërbeu për 50 vite.

Postimi  ministres Manastirliu:

Dr. Rustem Keko i dedikoi jetën spitalit të #Përmetit, ku shërbeu për 50 vite, deri pak ditë më parë kur u shtrua në spitalin infektiv si pasojë e #COVID19. Virusi i pabesë nuk e kurseu mjekun pneumolog, megjithë kujdesin e stafit mjekësor të spitalit #COVID1, duke lënë një dhimbje të madhe për familjen e dr. Rustemit dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për spitalin e Përmetit e për përmetarët, të cilëve u shërbeu me përkushtim. U prehsh në paqe dr. Rustemi. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta maanstirliu rustem keko ogerta maanstirliu rustem keko

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 16:34

ITALI- 225 mijë paund të cilat ishin në në sarbatorin e një furgoni ku destinacioni ishte Shqipëria, janë sekuestruar nga Guardia di Finanza, së bashku me zyrta...