Aktualitet

Gjenden dhe sekuestrohen 10 mijë dollarë në shtëpinë e gjyqtares Enkelejda Hoxha

11 Shkurt 2021, 13:47 Nga DOSJA
Gjenden dhe sekuestrohen 10 mijë dollarë në shtëpinë e

TIRANË– Dhjetë mijë dollarë janë gjetur dhe janë sekuestruar në banesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila u vu sot në pranga. Dosja.al ka mësuar se kontrollet janë ushtruar në banesën në në zonën e njohur “Komuna e Parisit”, në rrugën ‘Xhanfize Keko’.

Gjatë kontrolleve janë pikasur 10 mijë dollarë kesh, të cilat janë në duart e SPAK tashmë. ajo që do të bëhet në vijim, është vazhdimi i kontrolleve në banesat dhe pronat e Hoxhës dhe verifikimi i origjinës së tyre.

SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll