Bota

“Jemi bërë si seriali Kasandra”/ Mbledhja e KQZ-së, përplasje dhe tensione mes anëtarëve të VV dhe kryetares:

11 Shkurt 2021, 13:19 Nga DOSJA
“Jemi bërë si seriali Kasandra”/ Mbledhja e KQZ-së,

KOSOVË- Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka kalur as ditën e sotme e qetë. Sa nisi mbledhja anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i kërkoi Kryetares së KQZ-së Valdete Dakës që të shtyjë datën për votimin e emigrantëve në 13 shkurt. Pas Kurteshit ka folur edhe anëtari tjetër i VV, Alim Rama ku tha se KQZ-ja ka tendencë që të zvogëlojë datën e pranimit të votave.

“Nuk kemi të drejtë me thy ligjin sepse ligji thotë një ditë para zgjedhjeve. Kryesuese unë e di që KQZ dhe ju personalisht keni votu kundër që me i tërheq votat nga jashtë por keni pasur ndikim nga jashtë. Kjo tendencë është me javë të tëra vetëm dhe vetëm të thyhet ligji është e papranueshme”, ka thënë ai.

Kurteshi gjithashtu ka thënë se Daka e ka monopolizuar institucionin e KQZ-së.

“Po shoh problematike që ngritja e çështjeve në KQZ quhet ligjëratë. Asnjë çështje private nuk e kemi ngritur këtu. Kryesuese ju deklaruat që ne po duam ta kontrollojmë KQZ-në ka mundësi të jetë dhe ashtu. Ky institucion ekziston që 20 vjet. Ne po ngrisim çështje që kanë të bëjnë me KQZ-në. Konsideroj se ju kryesuese këtë institucion dhe fakti që ne ngrisim çështje që nuk përkasin me monopolin tuaj ju e quani ligjëratë. Ju keni shkruar letra në emër të KQZ-së që nuk i ka ngrit KQZ-ja. Përpjekja për transparencë totale në KQZ nuk është kontroll”, u shpreh Kurteshi.

Daka gjithashtu i është kundërpërgjugjur Kurteshit, duke izonizuar se ajo është personi përgjegjës për çdo gjë. Me tej ajo tha se janë shëndruar si seriali “Kasandra”.

“Jemi mësuar që çdo gjë që ka të bëjë në Kosovë, Valdete Daka është aty, është fajtori për të gjitha që ndodhin në Kosovë. Faleminderit. Unë jam personi që i kontrolloj krejt, faleminderit shumë. Jemi shndërruar në një serial Kasandra, s’di cili episod është sot. Faleminderit edhe për dhënien e materialeve për gazetarët”, ka thënë Daka.

Daka gjithashtu më vonë u kërkoi anëtarëve në sall që të mos bëjnë spektakle për mediat, si dhe gjithashtu ajo iu drejtua Ramës se i ka helmuar të gjithëvotuesit nga jashtë, duke u thënë se Daka po pengon votimin e tyre.

“I ke helmu votuesit nga jashtë, duke thënë se Valdete Daka, dhe KQZ-ja po bëjnë çdo gjë që ata mos me votu. Valdete Daka është shndërruar në personalitetin që e ndalon krejt mërgatën. A bën more me u ndal më. A bën ju me u ndal. Nuk po mund të mbajmë mbledhjet tona. Prej që keni ardhur ju të dy në këtë institucion, mbledhjet janë shndërruar në ankth, jo vetëm për ne. Bollni më. Kemi pasur përfaqësues të VV-së herave tjera në KQZ dhe nuk u ka penguar kjo. Juve personalisht ju pengon”, shtoi më tej Daka.

Ndërsa Kurteshi i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk e kanë sulmuar asnjëherë personalisht atë.

“Ne e kemi krijua gjendjen që ky institucion mos me qenë më makinë votimi sipas diktatit tuaj. Nuk lëmë pa e ngritë asnjë çështje ju pëlqej juve apo jo. Nuk ju kemi sulmuar asnjëherë personalisht. Është absurde përpjekja juaj që me shndërrua në luftë personale”, tha Kurteshi.

(I.A/dosja.ak)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora alim rama kqz sami kurteshi valdete daka alim rama kqz sami kurteshi valdete daka

Sondazh

Poll