Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Nesër afati i fundit i mbërritjes së votës nga diaspora dhe përfundimi i fushatës zgjedhore

11 Shkurt 2021, 12:43 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Nesër afati i fundit i mbërritjes

KOSOVË– Për zgjedhjet parlamentare, subjektet politike kanë pasur kohë dhjetë ditë që të shpalosin para qytetarëve plan-programin e tyre qeverisës dhe kandidatët për deputetë. Përgjatë kësaj kohe, kandidatët për kryeministër të shoqëruar me disa nga kandidatët për deputetë, mbajtën takime të shumta me qytetarë.

Ndërkohë, votimi nga diaspora është duke vazhduar, bashkatdhetarët që kanë pasur të drejtë vote kanë shfrytëzuar tashmë të drejtën e tyre, dhe pakot e fletëvotimeve kanë arritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur për Telegrafin se deri më datën 9 Shkurt kanë pranuar mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora, raporton Telegrafi.

“Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më datën 9 shkurt ka pranuar mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga jashtë vendi”,- ka thënë kryesuesi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

Pakot me fletëvotime nga diaspora do të ruhen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës, dhe më pas më datën 14 Shkurt, do të dërgohen në Qendrën për Numërimin e Rezultateve, ku edhe do të bëhet vlerësimi i tyre.

Subjektet politike do të përmbyllin fushatën zgjedhore të Premten në mesditë, ndërsa dita e Shtunë do të jetë heshtje zgjedhore.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll