Bota

Ndërron jetë ‘mbreti i pornografisë’ amerikane, i njohur për për krijimin e një perandorie editoriale

11 Shkurt 2021, 12:21 Nga DOSJA
Ndërron jetë ‘mbreti i pornografisë’ amerikane, i

SHBA– Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, Larry Flynt, “mbreti i pornografisë” amerikane, i njohur për krijimin e një perandorie editoriale me drita të kuqe duke nisur nga revista “Hustler”, në vitin 1974.

I paralizuar që prej vitit 1978 pasi u qëllua nga një person i cili ishte kundër materialeve që botonte Flynt, ai ndërroi jetë në Los Anxhelos për shkak të problemeve kardiake.

Për vitet të tëra ai u angazhua dhe në shumë beteja politike, më e fundit prej të cilave ishte ajo kundër ish-presidentit, Donald Trump. Në kohën kur Trump u bë president i Shteteve të Bashkuara, Flynt ofroi 10 milionë dollarë për këdo që i sillte prova për të nisur procedurat e “impeachment” për ta larguar atë nga Shtëpia e Bardhë.

Edhe në vitin 1998, ai doli në krah Bill Clinton, i cili u trondit nga skandali me Monica Lewinsky, duke ofruar edhe në këtë rast para për këdo që i sillte histori tradhtie të liderëve republikanë.

Në vitin 2012, Flynt shkroi për CNN, “Gjëja më e mirë që mund të bëjnë arbitrat e mirësjelljes dhe shijes së mirë është të qëndrojnë larg jetës së njerëzve të tjerë. E drejta më e madhe që çdo komb mund të përballojë njerëzit e tij është e drejta të mbetet vetëm”.

Flynt u bë një mbështetës i hapur i të drejtave të Ndryshimit të Parë dhe fitoi betejën e tij më të rëndësishme ligjore në Gjykatën Supreme të SHBA në 1988 pasi televangjelisti Rev. Jerry Falwell ngriti një çështje shpifjeje.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota larry flynt larry flynt

Sondazh

Poll