Bota

Haradinaj nga Juniku: Me mua president, UÇK-ja s’do të mbetet jetim

11 Shkurt 2021, 12:12 Nga DOSJA
Haradinaj nga Juniku: Me mua president, UÇK-ja s’do të

KOSOVË- Kandidati për President i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur ditën e sotme një miting në Junik. Gjatë fjalës së tij, Haradinaj tha se nëse do të bëhet President Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka për të ngelur jetime asnjëherë.    

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës me mua president nuk është jetim, as këtu as kudoqofshin. Luftëtari i UÇK-së, kategoria e lirisë nuk është jetim. Kur e ka presidentin e vendit që vjen nga UÇK-ja nuk është jetim dhe nuk ka pse të shqetësohet dikush,” tha ai.

Më tej, ai tha se Juniku përcjell një energji të mirë gjithmonë që ai shkon aty. Haradinaj gjithashtu ka thënë se Juniku dhe AAK-ja nuk do të ndahen asnjëherë pasi kanë të njejtat vlera.

“Në Junik përçohet një energji e mirë, një porosi e mirë për Kosovën, ashtu siç keni bërë në të gjitha kohërat. Në Junik kemi ardhur çdoherë për ta shprehur respektin dhe falënderimin tonë. Juniku e ka treguar se dinë të vlerësojë. Jemi nis bashkë edhe si komunë edhe si Aleancë siç e dimë. Tani jemi një, Junik e Aleancë, pra nuk ndahen pasi jemi vlera që besoj qytetari ynë dhe secili prej nesh i ka pranuar si të vetat”,u shpreh Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj u shpreh se po shpreson që brenda një ditë të jenë në gjendje që të bëjnë një projekt në Junik me parqe dhe sheshe. Në fundit të fjalës së tij, Haradinaj tha se me planin që ka për ekonominë e vendit do ta rimëkëmbin Kosovën shumë shpejt.

“Ende pres një ditë ku do të jemi në gjendje të bëjmë një projekt brenda Junikut për sheshe e për të gjitha. Ne më 14 kur votojmë, i kemi disa punë që na presin menjëherë dhe ajo është ekonomia, që është shumë keq nga pandemia dhe për këtë e kemi paraparë një plan të shpejtë. Kemi paraparë edhe forcimin e sigurisë së vendit”, tha ndër tjera Haradinaj.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll