Bota

Lehtësohen masat në Kosovë, hiqet ora policore, studentët kthehen në fakultete

11 Shkurt 2021, 11:34 Nga DOSJA
Lehtësohen masat në Kosovë, hiqet ora policore, studentët

KOSOVË- Masat anti-Covid në Kosovë janë lehtësuar. LAjmin e ka bërë të ditur zëdhënësia e qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku. E pyetur nga gazeta Ekspress, ajo ka thënë se do të hiqet ora policore në zonat e kuqe, operatorët ekonomikë do të punopjnë deri në orën 22:00, si edhe studentët do të kthehen në auditore.

“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjeratave në fakultet, hiqet opsioni online”,tha Baxhaku.

Theksojmë se sipas masave të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, operatorët ekonomikë, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërkaq nuk ka orë policore.

Kurse, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar persona me Covid, ndërsa 1 532 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora antigona baxhaku lehtesohen masat ne kosove antigona baxhaku lehtesohen masat ne kosove

Sondazh

Poll