Politike

Organizoi aktivitetin politik me më shumë se 10 persona në Maliq! Policia gjobit Endrit Braimllarin me 5 milionë lekë të r

11 Shkurt 2021, 09:45 Nga DOSJA
Organizoi aktivitetin politik me më shumë se 10 persona në Maliq!

TIRANË– Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari është gjobitur nga policia me gjobën prej 5 milionë lekësh të reja pasi ka shkelur rregullat anticovid.

Braimllari më 7 shkurt të këtij viti mblodhi në Maliq, në një lokal një numër të madh njerëzish duke zhvilluar në atë mënyrë një aktivitet politik. Kjo është kundër rregullave që janë vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të cilët kanë ndaluar aktivitetet politike me më shumë se 10 persona.

Njëkohësisht me kandidatin për deputet është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.

Njoftimi i Policisë:

Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik.Njëkohësisht ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. B., kishte organizuar dhe zhvilluar në ambientet e një lokali në qytetin e Maliqit, një aktivitet duke krijuar grumbullime personash në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, e kanë ndëshkuar me masën administrative 5.000.000 lekë.Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasja Z. B., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit që ajo administron, duke shkelur Aktin Normativ.Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Kjo gjobitje vjen pak ditë pas konferencës për mediat që mbajti kryeministri Edi Rama i cili tha se ka politikanë që shkelin rregullat anticovid dhe bëjnë të tilla aktivitete.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endrit brahimllari endrit brahimllari

Sondazh

Poll