Bota

OBSH-ja rekomandon përdorimin e AstraZeneca te të gjithë personat e rritur

10 Shkurt 2021, 15:37 Nga DOSJA
OBSH-ja rekomandon përdorimin e AstraZeneca te të gjithë personat

BOTË-Paneli i ekspertëve të OBSH-së ka rekomanduar përdorimin e gjerë të vaksinës AstraZeneca.

“Përfitimet e vaksinës Oxford / AstraZeneca Covid janë më të mëdha sesa rreziqet dhe  rekomandohet për përdorim, duke përfshirë njerëz të moshës 65 vjeç e lart”-ka thënë një panel i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas TheGuadian, në rekomandimet e përkohshme, paneli Këshillimor Strategjik i Ekspertëve për Imunizimin (Sage) ka thënë që vaksina duhet të jepet në dy doza, me një interval prej rreth 8 deri në 12 javë midis dozave të para dhe të dyta.

Sage gjithashtu ka sugjeruar që edhe atje ku janë ngritur pyetje në lidhje me efikasitetin e vaksinës kundër një varianti të koronavirusit në Afrikën e Jugut , nuk ka asnjë arsye për të mos rekomanduar përdorimi.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca astrazeneca

Sondazh

Poll