Politike

‘Do të rrisim 5% çdo vit pensionet’/ Tabaku: Shqipëria fton atëherë kur gjyshërit tanë trajtohen me dinjitet!

10 Shkurt 2021, 10:48 Nga DOSJA
‘Do të rrisim 5% çdo vit pensionet’/ Tabaku:

TIRANË–Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’ shkruan se partia e saj do të luftojë në çdo mënyrë që të rritet punësimi, të zhvillohet sipërmarrja dhe të luftohet varfëria. Tabaku ndalet tek pensionet për të cilat shkruan se do të rriten me 5% çdo vit për 650 mijë pensionistë. Ajo shprehet se Shqipëri fiton atëherë kur gjyshërit tanë trajtohen me dinjitet.

POSTIMI:

PD është një forcë e djathtë dhe beson tek liria e tregut dhe tek ekonomia e tregut. Ne do të luftojmë me çdo mënyrë të rrisim punësimin, të zhvillojmë sipërmarrjen dhe të luftojmë varfërinë. Por është e pafalshme që 650 mijë pensionistë trajtohen si qytetarë të dorës së fundit nga qeveria.Ne besojmë se shoqëria jonë i detyrohet atyre dhe familjet tona përpiqen përditë për t’i shërbyer atyre. Prandaj ne angazhohemi që të do të rrisim 5% çdo vit pensionet për 650 mijë pensionistë. Do të ulim kostot e jetës, duke ulur çmimin e energjisë, subvencionojmë ilaçet që të përfitojnë pensionisti.Shqipëria Fiton atëherë kur gjyshërit tonë trajtohen me dinjitet. Plani jonë për “Mirëqënien Sociale” është rruga me të cilën fitojnë prindërit dhe gjyshërit tanë. Rruga me të cilën Shqipëria Fiton”, shkruan Tabaku.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku partia demokratike jorida tabaku partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 10 Shkurt 2021, 08:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme  planin e PD-së, për turizmin. Basha premtoi se do të dyfishojë kapacitetet...