Politike

10 Shkurt 2021, 11:04 Nga DOSJA

LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka fajësuar qytetarët për përmbytjen e varrezave. Në një lidhje me Report TV, Ndreu tha se qytetarët kanë varre pranë disa zonave dhe kanë bllokuar lëvizjen e ujit, duke sjellë kështu përmbytje.

Ai shtoi se Bashkia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka neutralizuar situatën, por shtoi se po hartohet një projekt i mirëfilltë për të stabilizuar gjendjen njëherë e mirë. Përsa i përket denoncimit të Partisë Demokratike, Ndreu shtoi se gjithçka bëhet për politikë dhe se ata gjejnë një situatë kalimtare për t’ja faturuar bashkisë.

 “Bashkia ka ndërhyrë menjëherë për rastin dhe ka neutralizuar situatën. është e pazakontë, ka ardhur për arsye të ndërtimit të barreve në zona ku bllokojnë lëvizjen e ujit. Kjo është pasojë e papërgjegjshmërish dikur që ka vendosur varrin që ka penguar lëvizjen e ujit, po hartojnë një projekt për ndërhyrje njëherë e mirë.

Nuk është një ngjarje që na ka ndodhur shpesh, por dje ka pasur një rrebesh të jashtëzakonshëm dhe si duket ajo papërgjegjshmëri e dikujt ka dhënë pasojat e veta. Kemi ndërhyrë menjëherë, sepse duhet thënë, Bashkia ka qenë aty. Ne e kemi vlerësuar shkakun, për arsyen që ka ardhur dhe kemi nxjerrë këtë konkluzion dhe duhet marrë masat, këto janë çështje sensitive, por ne do të bëjmë punën tonë dhe do bëjmë të mundur që të mos kemi probleme të tjera.

Gjejnë një situatë kalimtare që vjen për shkak të papërgjegjshmëri dhe ia faturojnë bashkisë, por të mos ishim ne varrezat do të ishin të përmbytura, ato bëjnë politikë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse punë të mbarë në bërjen e politikës kuturu,”- tha Ndreu.

Përmbytja e varreve në Lezhë u denoncua mëngjesin e sotëm nga ish-deputetja Lindita Metaliaj. Ajo publikoi videot ku shihet se rrjedha e uji kishte marrë me vetë gjithçka që gjente duke lënë pas vetëm pllakat e mermerta të varreve. Krah pamjeve, Metaliaj kërkonte ndërhyrjen e Bashkiasë duke e konsideruar një turp këtë situatë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lindita metaliaj permbyten varrezat ne lezhe pjerin ndreu lindita metaliaj permbyten varrezat ne lezhe pjerin ndreu

Sondazh

Poll

Politike 10 Shkurt 2021, 08:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme  planin e PD-së, për turizmin. Basha premtoi se do të dyfishojë kapacitetet...