Aktualitet

Situata me COVID/ Brataj e pranon: Virusi i ri ka ardhur në Shqipëri, jemi në një çast kritik

9 Shkurt 2021, 21:11 Nga DOSJA
Situata me COVID/ Brataj e pranon: Virusi i ri ka ardhur në Shqipëri,

TIRANË- Kreu i Urgjencës Skënder Brataj pranoi në “Absolut 4” se varianti i ri i virusit ka hyrë në vendin tonë pavarësisht përgjigjes zyrtare.

Ai e konsideroi kritike situatën pasi janë rritur të gjithë treguesit, si rritja e infeksioneve shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

“Situata kritike”, apeli i mjekut Pilaca: Që nesër të mbyllen shkollat e transporti publik
“Çasti ku jemi është kritik, janë rritur gjithë indikatorët e infeksioneve, të të sëmurëve, të humbjeve të jetëve dhe të shtrimit në spital. Pushimet ishin grumbullimet ulja e temperaturave qëndrimi brenda. Kohëzgjatja ishte mbi 10 ditë. Mendoj që varianti i ri ka ardhur pasi ka një shpeshtim të shpejtë të rasteve si Anglia e vende të tjera. Unë mendoj që virusi është prezent në vendin tonë, pavarësisht përgjigjes zyrtare,”-tha Brataj.

Marrë nga A2

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll