Aktualitet

U gjet i mbytur në plazhin e Zvërnecit! Identifikohet 22-vjeçari nga Fieri, Sokol Shytre me hematoma në kokë e trup, nisin

9 Shkurt 2021, 08:08 Nga DOSJA

VLORË– Sokol Shyrte është i riu që u gjet pa jetë në bregun Zvërnecit në Vlorë një ditë më parë. Grupi hetimor ka arritur që të zbardhë identitetin e të riut, i cili kishte një tatuazh me kafkë në gishtin tregues.

22-vjeçari nga Fieri, rezulton të jetë rrahur e më pas të jetë hedhur në ujë, pasi nga kqyrja paraprake e trupit janë vënë re hematoma në kokë dhe trup. Shenja këto që ngrenë dyshimet se i riu është vrarë.

Dosja.al ka sjellë pamje nga plazhi i Zvërnecit ku u gjet trupi i të riut të pajetë dhe foto nga dora e tij, ku ka dhe tatuazhet që e identifikuan. 

Trupi i të riut u gjet i pajetë një ditë më parë në në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për ndonjë peshkatar të zonës, por hetuesit janë të bindur që ai nuk është i tillë. Pritet të mësohen më shumë detaje nga hetimet se çfarë ka ndodhur me të riun, dhe cili është shkaku i vdekjes së tij. 

(k.m./f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i mbyturi ne vlore sokol shyrte vdes sokol shyrte vlore i mbyturi ne vlore sokol shyrte vdes sokol shyrte vlore

Sondazh

Poll