Politike

‘Morët një djalë të vogël dhe e hodhët në kosh’/ Alizoti nuk përmbahet ndaj Maznikut: O karagjoz! Të hodhi Nusreti

9 Shkurt 2021, 20:53 Nga DOSJA
‘Morët një djalë të vogël dhe e hodhët

TIRANË– Përmendja e vdekjes së Ardit Gjoklajt ka ngjallur debate me nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut dhe drejtuesit politik për Beratin, Tomorr Alizoti. Të dy të ftuar në emisionin “Open”, janë përplasur duke përdorur edhe terma ofendues. Alizoti i ka përmendur Maznikut darkën tek restoranti në Dubai dhe vdekjen e Gjoklajt, duke nisur kështu edhe debatin.

PJESË NGA DEBATI:

Tomorr Alizoti: Vratë një të mitur, ti ishte tek Nusreti, ti duhet të ishe në hetuesi. Nuk duhet të ishe në studio sot.  Nusreti të hedh kripë nga lart. Unë jam përfaqësues politik i një forcë. Morët një djalë të vogël dhe e hodhët në kosh plehrash.

Arbjan Mazniku:Është shumë e ulët nga ana juaj kjo. Të lutem! Ke për kryetarë partie një njeri që ka vrarë 4 persona në Bulevard. Po flet ti për dinjitet?

Tomorr Alizoti: Unë jam i djathtë. Ti je njeri që ha darka me milionerë. Këtu flet Alizoti, jo Lul Basha. Jeni një parti siç ka qënë sigurimi i shtetit.

Arbjan Mazniku: Ju nuk keni mundësi të jepni asnjë program dhe ide. Vetëm merreni me llafe. Sapo the që Bashkia Tiranë,

Tomorr Alizoti: Rri drejt. Gjeji Alizotit një cent. S’kam shkuar dhe nuk e kam idenë sesi është Dubai. A ke qenë tek Nusreti?

Arbjan Mazniku: Sapo gënjeve, përdore vdekjen e një njeriu dhe nuk ka mashtrim më të madh se ky. Ka vendim gjykate për këtë punë. Ti flet për dinjitetin teksa gënjen. Kam ngrënë tek Nusreti dhe kam qenë në krye të detyrës. Kam qenë atje dhe pasmundësia jote për të dhënë një argument bazik…

Tomorr Alizoti: Ai përmendi Hegelin…Jeni njeri jo dinjitoz. Vazhdo dhe flit çfarë të duash.

Arbjan Mazniku: O zotëri dinjitoz

Tomorr Alizoti: O karagjoz! Unë nuk ulem në tavolinë me persona si ty.

Arbjan Mazniku: Po më ndërpret.

Tomorr Alizoti: Vazhdo flit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbjan mazniku tomorr alizoti arbjan mazniku tomorr alizoti

Sondazh

Poll