Politike

Rindërtimi/ Rama ‘thumbon’ Bashën: Mendoni se do futeni tek shtëpitë e reja po të vijë në pushtet Luli?

9 Shkurt 2021, 18:21 Nga DOSJA
Rindërtimi/ Rama ‘thumbon’ Bashën: Mendoni se do futeni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar videon e publikuar nga bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela, në të cilën ai shfaqej duke gatuar në banesën e tyre. 

Nga Durrësi, Rama tha se videoja ishte për humor, duke analizuar me detaje edhe faktin që Basha mbante veshur këpucë në banesën e tij. Ndërsa ka vijuar me ironinë me kundërshtarët e tij, duke përmendur edhe kreun e PD në Durrës, Ferdinand Xhaferrin.

“Mund të jenë të bukur por i bëjnë makaronat me këpucë. Dhe dalin në Instagram duke bërë makaronat me këpucë. Dy mundësi ka, ose s’ka qënë duke i bërë vetë makaronat, ose i ka veshur për të dalë në Instagram. Kjo është për humor. Janë partia që e quanin mrekullinë e 8 të botës Bathoren. E ka thënë Sali Berisha. Është qytet pa leje dhe e quan sukses. Kur vjen puna tek e bukura, ata nuk kanë lidhje. E urrejnë të bukurën. Nuk kuptojnë! Kam parë vende të bukura dhe të varfra, por vende të shëmtuara dhe të pasura s’ka. Ka ndonjë durrsak që është dhe me PD, dhe mendon se po të kishte rënë tërmeti në kohën e Lulit, ai do të kishte qëndruar këtu ditë natë. Ka ndonjë durrsak që i shkon në mend se do hyjë në apartament nëse do fitojë Luli, apo ai që do të rrisë cilësinë e diellit. Më kujtoni një punë që kanë bërë në kohën kur ishte PD. Ma thoni një punë në Durrës, nga të gjitha gjërat që janë bërë,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama në Durrës: Gati projekti për ndërtimin e portit, më i madhi në Mesdhe! Është lidhur kontrata për hekurudhën Tiranë-Durrës, investime edhe në peshkim

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha duke gatuar edi rama edi rama ne durres basha duke gatuar edi rama edi rama ne durres

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 17:07

TIRANË– Eksperti i Partisë Demokratike për Shëndetësinë, Gazmend Koduzi deklaroi sot se sipas tij, për 8 vite me radhë kryeministri Edi Rama nuk mbaj...