Bota

Votat e disporës në Kosovë/ Anëtari i LVV-së Rama dhe kryetarja e KQZ-së Daka përballen me njëri-tjetrin

9 Shkurt 2021, 13:53 Nga DOSJA
Votat e disporës në Kosovë/ Anëtari i LVV-së Rama dhe

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës. Sipas GazetaExpress, kreyeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se priten të bëhet pranimi i kontingjentit të tretë të pakove me fletëvotimeve nga dy posta.

Ndër të tjera ai ka thënë se vetëm me 6 shkurt dhe 8 shkurt është bërë pranimi i më shumë se 5 mijë pakove nga diaspora me fletëvotime, ku dhe ka shtuar se pakot do të jenë në mbrojtje nga Policisë së Kosovës në ministrinë e Infrastrukturës, ku do të jenë edhe në mbikëqyrje të kamerave, më pas më 14 shkurt ditën e zgjedhjeve do të dërgohen në Qendrën e Numërimit të Votave për verifikim të fletëvotimeve.

“Aktualisht është infokosuar në tri operacione që kanë të bëjnë me arritjen e zarfeve përmes postës, furnizimin me material. Deri tani kemi arritur marrëveshje me secilën postë në të cilat kemi një procedurë të rregullt me tërheqjen e materialeve. Procedura është e njëjtë për të gjitha postat e vendi ku do të mbahen të gjitha dërgesat është në ministrinë e Infrastrukturës dhe është i siguruar mirë siç është policia e Kosovës. Sot pritet të marrim dërgesa edhe nga dy posta të tjera. Me 6 shkurt janë pranuar 2 776 pako, me 8 shkurt 2779 pako, pro sekretariati parasheh që me 14 shkurt parasheh të barten në QNR ku do të bëhet edhe vlerësimi i pakove,”-ka thënë ai.

Nga ana tjetër anëtari i KQZ-së Alim Rama nga LVV-ja sërish ka shprehur shqetësuar se pse anëtarët po i pengojnë procedimin e zarfeve me fletëvotime që vinë të shtunën.

“Unë nuk e kuptoj pse ju pengon procedimi i zarfeve që vinë të shtunën dhe të gjithë ju e keni shkelur ligjin dhe Sekretariati nuk është në gjendje me na dhënë sepse njerëzit nuk e dinë a janë në listë, por në këtë krim ka marr pjesë edhe  PZAP-ja procedon tërë kohën ankesat, por në ora 18:00 vjen e-mail që nuk i kanë marr parasysh ankesat,”-ka thënë ai. 

Ndërkohë, ka reaguar dhe kryetraja e KQZ-së Valdete Daka ku ka thënë se nuk janë në gjyq që t’i japin shpjegime dhe arsyetime anëtarit Alim Rama.

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK-ja sfidon Albin Kurtin: Jemi në garë vetëm me LVV, Haradinaj e nis ditën me nënën e tij

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll