Bota

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, i riu qëllohet me 3 plumba, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

9 Shkurt 2021, 13:33 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, i riu

KOSOVË– Një i ri ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në lagjen Dardania të Prishtinës. Bëhet e ditur se ai ka marrë tri plagë nga arma e zjarrit, dy nga të cilat janë në pjesën e gjurit. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Sipas mjekëve, gjendja e tij aktualisht është jashtë. Ndërsa, policia ka njoftuar se janë duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar.

Njoftimi i plotë:

”Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju njofton se një person është sjell nga urgjenca e qytetit të Prishtinës në orën 12 e 55 në Klinikën Emergjente, si pasojë lëndimit me armë zjarri. Ekipet e Klinikes Emergjente menjëherë kanë ofruar kujdesin mjekësor emergjent për t’i detektuar lëndimet  e shkaktuara me armë zjarri. Plagët janë shkaktuar nën gju: dy në anën e majtë, ndërsa një në anën e djathtë. Për momentin, gjendja e tij është stabile. Ekipet kujdestare po bëjnë ekzaminimet radiologjike- laboratorike dhe konsulencat mjekësore. Pas përfundimit të këtyre procedurave, i lënduari do të transferohet për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, – tha SHSKUK për Gazetën Express.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni plagoset i riu ne kosove plagoset i riu ne kosove

Sondazh

Poll