Aktualitet

Shkon në 93 numri i të helmuarve në Bulqizë nga uji i pijshëm

5 Maj 2019, 15:12 Nga DOSJA
Shkon në 93 numri i të helmuarve në Bulqizë nga uji i

Ka shkuar në 93 numri i personave të helmuar në qytetin e Bulqizës, ku shkak dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm. 

Burime bëjnë me dije se Inspektoriati i Shëndetësisë ka marrë kampione nga uji i pijshëm, ndërsa pritet dalja e rezultatit të analizave, për të zbuluar shkakun e helmimit të dhjetëra qytetarëve. 

Burime të sigurta të nga Shëndeti Publik bëjnë me dije për Dosja.al se qyteti i vjetër i Bulqizës furnizohet me ujë nga Z.D, por që në këto galeri ku merret furnizimi i ujit, po punohet për nxjerrjen e kromit. Të njëjtat burime thanë se dyshohet se shprthimet në galeri me lëndë plasës tritol, krijojnë disa gazra dhe mendohet të jenë përzier me ujin e pijshëm, duke helmuar dhjetëra qytetarë.

Po ashtu mësohet se punonjësit e Shëndetit Publik kanë përgatitur disa fletushka për t’i shpërndarë tek qytetarët, ku i këshillojnë që të mos përdorin ujin e qesmës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 93 të helmuar në bulqizë bulqize helmim nga uji i pijshëm rritet numri i të helmuarve në bulqizë 93 të helmuar në bulqizë bulqize helmim nga uji i pijshëm rritet numri i të helmuarve në bulqizë

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2019, 14:35

LONDËR- Nisma #Thurje, e cila është një nismë e qytetarëve të lirë, tashmë ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Britaninë e Madhe, për më konkretisht në Lo...