Aktualitet

5 Maj 2019, 14:35 Nga DOSJA

LONDËR- Nisma #Thurje, e cila është një nismë e qytetarëve të lirë, tashmë ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Britaninë e Madhe, për më konkretisht në Londër.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë “Nisma” e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se në takimin ku u themelua e dhe dega më e re, u bisedua për situatën kritike ku ndodhet vendi.

Ajo më tej në postim thuhet se kur shohim se kush ka përfunduar në Parlament bëhemi pesimistë, por e kundërta ndodh kur shihen të rinjtë inteligjantë që janë të gatshëm të kontribuojnë për vendin.

Postimi i plotë:

Pas një takimi inspirues në Londër, duam të ndajmë lajmin e gëzuar se është themeluar dega e Thurjes në Londër.

Në këtë takim me komunitetin shqiptar në Londër patëm mundësi të flisnim për situatën kritike ku ndodhet vendi. Por folëm edhe për idetë e reja se si mund të zhvillohet Shqipëria.

Kur shikon kush ka përfunduar në parlament shumëkush bëhet pesimist.

Por kur sheh të rinjtë inteligjent, energjik dhe atdhetarë që janë të gatshëm të kontribuojnë për vendin, ngado ku janë, kupton që ka shpresë <3

Çfarë është Nisma #Thurje?

THURJE është një nismë e qytetarëve të lirë te cilet besojne se perballe nje klase politike te organizuar duhet te vendoset nje shoqeri e organizuar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nisma thurje nisma thurje me degë të re nisme #thurje londër nisma thurje nisma thurje me degë të re nisme #thurje londër

Sondazh

Poll