Aktualitet

Rikthehen maskat, grabisin euro, lekë e dy makina në një biznes në Patos

5 Maj 2019, 12:06 Nga DOSJA
Rikthehen maskat, grabisin euro, lekë e dy makina në një biznes

FIER- Një subjekt privat ka rënë pre e grabitjes këtë të dielë në qytetin e Patosit. Të dhënat e para tregojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Vetë pronari i subjektit në fjalë, shtetasi me iniciale Medi Kurteshi ka treguar se autorët kanë vjedhur dy automjete, një “Audi” e një “Land Rover”, 2800 euro dhe 60 000 lekë të reja, të gjitha në pronësi të shtetasit në fjalë.

Në subjekt janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, të konstatuara nga vetë pronari i tij mëngjesin e sotëm, siç mund ta shihni në video. Menjëherë pas ngjarjes shtetasi me iniciale M.K, ka bërë denoncimin në polici duke sqaruar se nuk ka asnjë konfikt të mëparshëm.

Për të zbardhur ngjarjen, nga ana e bluve janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa paraprakisht mendohet që mund të kenë qënë më shumë se dy autorët e kësaj ngjarje. Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

(Marrë nga BalkanWeb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne patos vidhen euro e leke vidhet makina grabitje ne patos vidhen euro e leke vidhet makina

Sondazh

Poll