VIDEO/ Publikohen pamje të reja nga grabitja në Rinas: Furgoni kalon i pashqetësuar para syve të të gjithëve
Vizion Plus publikon ekskluzivisht për herë të parë disa pamje brenda pistes së aeroportit të rinasit, gjatë supergrabitjes së rreth 6 mln eurove mesditën e 9 prillit.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket që furgoni me mbishkrimin “ hetimi tatimor ” pasi shpërthen derën e zjarrfikseve, vazhdon rrugën në pistë i pashqetësuar nga askush.
Për të shmangur kontaktin me pasagjerët dhe patrullat e ICTS-së , furgoni i grabitësve kalon nga pas avionëve të parkuar për të mbërritur tek tek avioni ku po imbarkoheshin paratë drejt Vienës, i cili ishte i fundit në rradhë.
Në pamje duken mjetet e kompanisë private për sigurinë e aeroportit që lëvizin në drejtim të kundërt me grabitësit ndërsa nga hetimi ka rezultuar se strukturat e policisë kufitare rinas, janë vënë në dijeni të paktën 5 minuta me vonesë pas çarjes së rrethimit.
Në këtë moment një furgon i policisë së rinasit me disa efektivë reagon menjëherë duke shkuar në drejtim të itinerarit të grabitësve por këta të fundit kishin dalë nga pista nga një portë tjetër fundore emergjence e aeroportit.
Gati një muaj pas supërgrabitjes së Rinasit 6 persona janë vënë në pranga , 5 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa një nga krerët e dyshuar të grupit Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Krahas zbulimit të autorëve hetimet pritet të nxjerrin në pah edhe pergjegjësine e koncesionarit dhe komapnisë për sigurinë brenda rrethimit ndërsa pas ngjarjes aeroporti u mor në kontroll nga policia e shtetit dhe forcat e ushtrisë të cilat vijojnë të ruajnë rrethimin e jashtëm.
Marrë nga Vizion Plus
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Bulevardi 8 mln € në Vlorë nën pushtetin e ujit, FUSHA sh.p.k e ndërtoi me vlerën më të lartë për 1.7 km
VLORË- Fotot e bulevardit të Vlorës, i cili është përmbytur nga shirat e ditës së sotme, bënë xhiron e rrjetit, duke u shndërruar në meme e objekt talljeje...
Automjeti përplas motoçikletën, plagoset çifti në Lezhë, humb jetën burri (Video)
LEZHË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin e Gjadrit në Lezhë, ku një automjet ka përplasur një motoçiletë, në t...
5-Maji/ “Shpërthen” Artan Fuga: Turp të përdorësh gjakun e të rënëve për trafik votash
TIRANË- Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, ka reaguar akademiku Artan Fuga, i cili shprehet se është e turpshme të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti a...
Rikthehen maskat, grabisin euro, lekë e dy makina në një biznes në Patos
FIER- Një subjekt privat ka rënë pre e grabitjes këtë të dielë në qytetin e Patosit. Të dhënat e para tregojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjes...
Aksident në aksin Rinas-Tiranë, mjeti humb kontrollin dhe përfundon në kanal (Video)
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Rinas –Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin në ecje dhe ka përfunduar në kanal.Fa...
Rama sulm frontal Tufës: Paguhesh nga taksat e shqiptarëve, Kuvendi ta monitorojë
Gjatë një takimi me veteranë, në kuadër të -Majit, kreu i qeverisë, Edi Rama tha se nuk i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët, por i besoj domosdoshmërisë...
“Më dënuan se jam çam”/ Rrëfehet i burgosuri shqiptar në Greqi: Se dija çfarë kishte në çantë
GREQI- Një i dënuar shqiptar në Burgun e Hanias në Kretë ka bërë një kërkesë për ndihmë shtetit shqiptar, pasi pretendon se është dënuar në mënyrë të padrejtë...
5-Maji/ Politika e ndarë edhe këtë vit, Meta dhe Rama s’shihen në sy tek Varrezat e Dëshmorëve
Sot në kuadër të ”Ditës së Dëshmorëve”, u mbajtën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, ku morën pjesë figura të politikës, si presidenti Ilir Meta, kryeministri E...
5-Maji/ Politika e ndarë edhe këtë vit, Meta dhe Rama s’shihen në sy tek Varrezat e Dëshmorëve
TIRANË- Sot në kuadër të ”Ditës së Dëshmorëve”, u mbajtën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, ku morën pjesë figura të politikës, si presidenti Ilir Meta, k...