Aktualitet

5-Maji/ “Shpërthen” Artan Fuga: Turp të përdorësh gjakun e të rënëve për trafik votash

5 Maj 2019, 12:57 Nga DOSJA
5-Maji/ “Shpërthen” Artan Fuga: Turp të

TIRANË- Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, ka reaguar akademiku Artan Fuga, i cili  shprehet se është e turpshme të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti apo trafik votash. Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se: “Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve!

Sot në 5 maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes time të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre!

Janë në themelet e Shqipërisë!

Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre!

Turp edhe për ata që duan ta hipotekojnë gjakun e dëshmorëve a thua se u takon natyrshëm trashëgimia e veprës së tyre madhore!

Kërkojnë ta hipotekojnë për qëllime elektoraliste!

Është të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti dhe trafik votash!

Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 maji artan fuga dita e deshmoreve 5 maji artan fuga dita e deshmoreve

Sondazh

Poll