Aktualitet

5-Maji/ Politika e ndarë edhe këtë vit, Meta dhe Rama s’shihen në sy tek Varrezat e Dëshmorëve

5 Maj 2019, 11:15 Nga DOSJA
5-Maji/ Politika e ndarë edhe këtë vit, Meta dhe Rama

Sot në kuadër të ”Ditës së Dëshmorëve”, u mbajtën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, ku morën pjesë figura të politikës, si presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha etj.

Politikanë, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”. Ajo që spikati gjatë ceremonisë, ishte fakti se politika u shfaq e ndarë. Opozita e bashkuar kreu homazhet në orën 11:00, një orë pas përfundimit të ceremonisë së qeverisë dhe kabinetit Rama.

Në përfundim të homazheve, presidenti Ilir Meta ka folur para medieve ku ka nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe i ka përcjellë edhe një mesazh politikës për reflektim. Presidenti theksoi se sakrificat e dëshmorëve e kanë vendosur Shqipërinë në rrugën e duhur dhe sot duhet të vendoset në plan të parë e ardhmja e vendit përmes dialogut.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 maj homazhe 5 maj homazhe

Sondazh

Poll