Aktualitet

Tabelat në gjuhën greke, përplasja mes shqiptarëve dhe heshjta e qeverisë helene

5 Maj 2019, 11:03 Nga DOSJA
Tabelat në gjuhën greke, përplasja mes shqiptarëve dhe

TIRANË- Finiqi i largët u bë mollë sherri për politikën e Tiranës. Edhe pse duket larg gjeografikisht, interneti e afroi këtë herë duke sjellë në kohë reale atë që po ndodhte aty. Ishte një denoncim nga historiani Arben Llalla, i cili publikoi disa tabela me emërtime greke dhe shprehej se ishin në territor shqiptar.

Mbushet Jugut i Shqipërisë me tabela treguese në gjuhën greke. Me rastin e 1 Majit Greqia ngul tabelat me greqishten si gjuhë zyrtare shtetërore…PYETENI RAMË PATRIOTIN E KRISTAKIS DHE ANETËS…”, shkruante Llalla në Facebook.

Menjëherë pas këtij denoncimi dhe publikimit të tij në media ka pasur reagime të shumta nga politika. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, në një deklaratë të sajën e dënonte këtë akt dhe shtonte se kjo ishte një provokim shumë i rëndë për shtetit shqiptar. Edhe pse PDIU kërkoi që qeveria të reagonte ajo bëri të kundërtën heshi, po ashtu heshtje pati dhe nga Bashkia Finiq.

Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e qeverisë Rama përbën skandalin më të rëndë të 30 viteve të fundit. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndan shqetësimin e sarandiotëve, delvinjotëve, konispolatëve por dhe Finiqit e Dropullit e çdo shqiptari që po sheh ditën me diell mosveprimin e turpshëm të qeverisë e prokurorisë përballë akteve të rënda kundër sovranitetit kombëtar. Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhyn në kohë, tregon se ka gisht në cënimin e sovranitetit të vendit. Çdokush të jetë i qartë se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq përballë këtj skandali dhe për pak ditë, kjo shëmti do t’i përkasë historisë! PDIU i bën thirrje kryeministrit Rama, prokurores Marku, ministrave Lleshaj dhe Cakaj, të mos bëhen bashkëpunëtor të Jorgji Zografit, përpara se të jetë vonë!”, shtohej më tej në deklaratë.

Një tjetër reagim pati dhe nga ish-deputeti i LSI për qarkun e Vlorës, Shezai Rrokaj, i cili me anë të një postimi në Facebook e quan një turp kombëtar.

“Gjuhët e pakicave gëzojnë të drejta të përdorimit lokal, por jo të jenë parësore karshi gjuhës zyrtare. Kjo është e qartë edhe në Konventën Kuadër të KE-së për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, ratifikuar me ligjin nr 8496, dt 3.6.1999. Mbrojtja e të drejtave të pakicave, në rastin konkret ajo greke, nuk mund të bëhet në dëm të prestigjit të gjuhës së shumicës që është gjuhë zyrtare”, shton Rrokaj.

Po ku qëndron problemi me tabelat?  

Ne Ligjin 96/2017, për “Përdorimin e gjuhës” thuhet: “Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore”.

Kjo do të thotë se të gjitha tabelat në këtë bashki, e cila njihet për minoritetin e saj, në fillim duhet të kishin gjuhën shqipe dhe pastaj atë greke, dhe jo siç ishin.

Por edhe pse për 5 ditë me radhë zëra nga media, opozita dhe shoqëria civile gëluan në rrjet, qeveria heshti dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare. E vetmja deklaratë e qeveris ësthë heqja gjatë natës e tabelave. Ndërkohë nga Bashkia Finiq kur tabelat vendoseshin, shkuante: Ka filluar montimi i tabelave treguese në dy gjuhë në territorin e Bashkisë Finiq, bazuar kjo në ligjin për minoritetet. Ky proces do përfundoj me emërtimin e rrugëve kryesore të fshatrave, si dhe shesheve, pas miratimit të emërtimeve në Këshillin Bashkiak bazuar në propozimet e bëra për çdo fshat.

Por ajo që bën më shumë çudi është heshtja e qeverisë greke, për hërë të parë nuk reagoi për minoritetin në Shqipëri. Si për të përshëndetur vendosjen e tabelave, po ashtu dhe sot kur ato u hoqën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia finiq tabelat ne gjuhën greke tabelat në jug të vendit bashkia finiq tabelat ne gjuhën greke tabelat në jug të vendit

Sondazh

Poll