Bota

Bilanci në Kosovë/ 290 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 3 të tjerë

8 Shkurt 2021, 14:28 Nga DOSJA
Bilanci në Kosovë/ 290 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19,

PRISHTINË- Kosova ka shënuar një rritje të infektimeve me Covid-19 krahësuar me një ditë më parë. Sipas njoftimit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2388 testime dhe kanë rezultuar pozitive 290 persona

Ndërsa, numri i personave që kanë ndërruar jetë është 3. Po ashtu, në 24 orëve e fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 54 mijë e 231 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 791.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së

Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar pozitiv 62 mijë e 548 persona dhe kanë ndërruar jetë 526 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora bilanci ne kosove bilanci ne kosove

Sondazh

Poll