Bota

Para Françesku u bën thirrje qeverive ndërkombëtare për të përdorur pandeminë si mundësi revolucionare për një botë

8 Shkurt 2021, 14:01 Nga DOSJA
Para Françesku u bën thirrje qeverive ndërkombëtare

VATIKAN- Papa Françesku u ka bërë thirrje qeverive ndërkombëtare ditën sotme të përdorin krizën e koronavirusit si një mundësi revolucionare për të krijuar një botë që është më të drejtë nga pikëpamja ekonomike dhe mjedisore dhe ku kujdesi shëndetësor bazë është i garantuar për të gjithë.

AP News shkruan se papa Francesku ka mbajtur ditën e sotme fjalimin e tij vjetor të politikës së jashtme për ambasadorët e akredituar në Selinë e Shenjtë. Papa Françesku u bëri thirrje qeverive ndërkombëtare të kontribuojnë në iniciativat globale që të sigurojnë vaksina për të varfrit dhe të përdorin pandeminë për të rivendosur rendin në tokë.

“Ka nevojë për një lloj revolucioni të ri Kopernikan që mund ta vërë ekonominë në shërbim të burrave dhe grave, jo anasjelltas. Një ekonomi që sjell jetë jo vdekje, një ekonomi gjithëpërfshirëse dhe jo ekskluzive, humane dhe jo dehumanizuese, që kujdeset për mjedisin dhe nuk e shkatërron atë”, tha Papa.

Në fjalën e tij, ai bëri thirrje që kujdesi shëndetësor bazë t’u ofrohet të gjithëve. Ai vuri në dukje se ata që ishin në kufijtë e shoqërisë dhe që u detyruan të punojnë në mënyrë të paligjshme.

Të shtyrë nga dëshpërimi, shumë kanë kërkuar forma të tjera të të ardhurave dhe rrezikojnë të shfrytëzohen përmes punës së paligjshme ose të detyruar, prostitucionit dhe aktiviteteve të ndryshme kriminale, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore,” tha Papa.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në botë janë regjistruar 106,764,436 persona me Covid, ndërsa 2,328,877 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pandemia e covid papa frncesku pandemia e covid papa frncesku

Sondazh

Poll