Bota

Rezulton më pak efektive ndaj mutacionit afrikan/ Profesori britanik bënë thirrje për qetësi: Zbulimi për vaksinën AstraZ

8 Shkurt 2021, 14:31 Nga DOSJA
Rezulton më pak efektive ndaj mutacionit afrikan/ Profesori britanik

BRITANIA E MADHE-Lajmi që vaksina e Oxford-AstraZeneca është më pak efektive ndaj mutacionit të Afrikës së Jugut ka ngritur shumë shqetësime dhe është trajtuar si një katastrofë e ardhshme.

Ndërkohë, në një shkrim të publikuar në DailyMail nga profesor Hugh Pennington, thuhet se lajmi nuk është një arsyeje për të përhapur panik. Sipas tij, një vaksinë nuk siguron një mbrotje për të mos lejuar asnjë virus që të depërtojë në trup.

“Vaksina është më shumë si një superfuqi që i mundëson sistemeve tona imunitet të luftojnë më mirë, më shpejt dhe më fortë kundër një virusi. Kështu që zbulimi se vaksina Oxford-AstraZeneca (AZ) për Covid-19 është më pak e efektshme kundër disa varianteve të reja të koronavirusit sesa të tjerët nuk është arsye për alarm,”-ka thënë ai.

Ditën e djeshme në media ka qarkulluar lajmi se vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe AstraZeneca është më pak efektive nga mutacionit afrikan të Covdi-19 se viruset e tjera.

(ka / dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca hugh pennington astrazeneca hugh pennington

Sondazh

Poll