Bota

Bastiset lokali në Gjakovë, klienti bie nga lartësia duke u larguar nga dera e pasme

8 Shkurt 2021, 14:06 Nga DOSJA
Bastiset lokali në Gjakovë, klienti bie nga lartësia duke u

KOSOVË– Një 29 vjeçar ka marrë lëndime të rënda në trup ndërsa është dërguar në emergjencë në Gjakovë pasi ra nga një lartësi prej 2 metrave. 29 vjeçari po tentonte të ikte nga policia pasi këta të fundit kishin nisur një kontroll në një lokal në Gjakovë i cili po thyente rregullat kundër COVID-19.

Sipas informacioneve të KALLXO.com, policia ka tentuar të hyjë brenda lokalit por dera ka qenë e mbyllur ndërsa kishin vërejtur se klientët në lokal kishin shfrytëzuar një dalje tjetër për tu larguar nga lokali.

Njëri nga klientët deri sa po largohej kishte rënë nga lartësia prej 2 metrave nga ku edhe ka marrë lëndime të rënda trupore ndërsa për rastin është thirrur edhe një autoambulancë me të cilën është dërguar për trajtim mjekësor.

Përveç incidentit me 29 vjeçarin, policia ka ndaluar dhe gjobitur edhe dy persona të tjerë për mos mbajtje të maskës në hapësira publike.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll